Për tetë muaj në Kosovë ndodhën mbi 14 mijë aksidente trafiku

  • g./g /
  • 18 shtator 2021 - 14:59
Për tetë muaj në Kosovë ndodhën mbi 14 mijë aksidente trafiku

Në tetë muajt e parë të vitit 2021 në Kosovë kanë ndodhur 14 mijë e 147 aksidente trafiku, 5008 me persona të lënduar kurse 9071  me dëme materiale.

Policia e Kosovës përmes disa statistikave të treguar për Telegrafin, bën të ditur se aksidente fatale nga janari e deri në gusht 2021 kanë ndodhur 68 aksidente fatale, ku kanë humbur jetën 79 persona.

Policia e Kosovës thotë se janë duke vazhduar me aktivitete të shtuara në trafik.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete të shtuara në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, vijon përgjigja e Policisë.

Nga janari deri në gusht, Policia ka dënuar edhe 313384 shoferë për shkak se nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

(Kosova Sot Online)