A e dini sa përqind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar deri më tani?

  • E.K /
  • 19 September 2021 - 09:58
A e dini sa përqind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar deri më tani?

Vaksinimi kundër virusit Korona po vazhdon në Kosovë dhe gjatë ditës së djeshme janë administruar 18,555 vaksina.

Sipas statistikave të përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, 425,551 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë.

Me dozën e parë në Kosovë janë vaksinuar 722,252 qytetarë, ndërsa numri total i vaksinave të administruara është 1,147,803.

Kthyer në përqindje kjo i bie se 24.5 përqind e qytetarëve të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 40,5 me dozën e parë. 

(Kosova Sot Online)