Reshje shiu dhe vranësira, këto janë temperaturat për këtë javë

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 06:51
Reshje shiu dhe vranësira, këto janë temperaturat për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHK-së, të hënën dhe në fundjavë priten riga lokale shiu, ndërkaq gjatë ditëve tjera do të ketë kryesisht vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

Dita  e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës.

Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

(Kosova Sot Online)