Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 07:29
Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë të shtunën në raportin e përditësuar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19.

MSh bëri të ditur se përgjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 173 raste të reja pozitive, ndërkaq 10 persona vdiqën si pasojë e keqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.

Përgjatë 24 orëve u vaksinuan 19 mijë e 193 qytetarë.

(Kosova Sot Online)