Internisti jep shpresë: Shpejtësia e rënies së Deltas, 3 herë më e madhe se valët tjera

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 07:37
Internisti jep shpresë: Shpejtësia e rënies së Deltas, 3 herë më e madhe se valët tjera

Internisti Driton Vela po vlerëson se varianti Delta po bie me shpëjtësi në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

"Shpejtësia e rënies të numrit të rasteve aktive në Kosovë gjatë valës delta është mbi 3 herë më e madhe krahasuar me valët tjera 

- Për 17 ditë kemi rënie prej 64.4% të numrit të rasteve aktive (në raport me pikun)

- Në raport me valën e kaluar rënia është mbi 3 herë më e madhe për të njejtën periudhë kohore në raport me pikun (rënia gjatë kësaj vale ishte 19.6%)

- Në raport me valën e dimrit rënia është sërish mbi 3 herë më e madhe për të njejtën periudhë kohore në raport me pikun (rënia gjatë kësaj vale ishte 19.6%)

- Në raport me valën e verës 2020 rënia është mbi 4 herë më e madhe për të njejtën periudhë kohore në raport me pikun (rënia gjatë kësaj vale ishte 15.4%)", ka shkruar Vela në Facebook.

(Kosova Sot Online)