Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia nis hetimet

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 09:37
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.  Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)