PAMJE/ ROSU ultimatum qytetarëve serb: Lironi rrugën ose....

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 09:49
PAMJE/ ROSU ultimatum qytetarëve serb: Lironi rrugën ose....

Ekipe të njësive speciale të Policisë së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit janë vendosur në disa pika në veri të Kosovës.

Kjo për shkak të informacioneve se disa persona në vëri të Kosovës janë nisur drejt Jarinjës pa vendimit të MPB për zëvendësimin e tabelave të Serbisë me ato të përkohshme të Kosovës.

Grupe të mobilizuara serbësh kanë bllokuar pikën kufitare në Jarinjë në shenjë revole ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur reciprocitet në targat e automjeteve.

Ata po qëndrojnë në mes të rrugës ani pse janë paralajmëruar nga Njësia Speciale që ta lirojnë atë dhe të rinis qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet.

Policia po zhvillon kontrolle të detajuara ndaj automjeteve, ku tashmë shumë kamionë janë ndaluar në këtë zonë kufitare.

Në një video dhënë nga mediumi serb Kossev shihet se si Policia e Kosovës i jep ultimatum qytetarëve serb që të lirojnë rrugën ose të vazhdojnë për destinacionin e tyre, duke respektuar vendimin e fundit.

Atyre u kumtohet se mund të protestojnë por pa bllokuar qarkullimin.

Syri Kosova nga mëngjesi është duke raportuar për zhvillimet atje, për çdo informacion të fundit ne do të ju mbajmë të informuar.

https://www.youtube.com/watch?v=I1--wBTM4Q4&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)