Diplomati serb: Kurti vendosi reciprocitetin, anuloi dialogun, thelbi është njohja e Kosovës!

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 10:56
Diplomati serb: Kurti vendosi reciprocitetin, anuloi dialogun, thelbi është njohja e Kosovës!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti fillon të realizoj reciprocitetin që kishte premtuar dhe me atë hap imponon shtetësinë e Kosovës, sepse thelbi nuk është njohja e targave të Kosovës, por Kosova si shtet, ka thënë diplomati Zoran Milivojeviç, shkruan “Kosovo-online”.

"Ajo që është thelbësore në këtë tregim është se kjo është paralajmëruar dhe nuk ka pasur reagime në sjelljen e Kurtit dhe ai praktikisht realizon synimet e veta se mund të bisedohet për çështje të statusit, se injoron të gjitha marrëveshjet dhe praktikisht heq dialogun”, tha ai.

Këto veprime sipas tij, po ndodhin në mungesë të reagimit të bashkësisë ndërkombëtare dhe ka përshtypje se Kurti ka mbështetje për një politikë të këtillë presioni në Serbinë për të pranuar realitetin.

“Nëse mungojnë reagimet e bashkësisë ndërkombëtare për veprimet e Kurtit, është plotësisht e qartë se bëhet fjalë për veprime të sinkronizuara mes Kurtit edhe ndërkombëtarëve me qëllim presioni që me çdo çmim të arrijë nga Serbia pranimin e pavarësisë së Kosovës”, tha Milivojeviç.

Në këto rrethana vështirë mund të priten përparime në dialog. 

“Lajçak dhe BE për fat të keq nuk kanë bërë asgjë për krijimin e kushteve për dialog. Nuk ka asgjë nga aplikimi i marrëveshjeve dhe nuk ka reagim nga BE, pasi ajo nuk ka mekanizëm për presion dhe nuk ka vullnet për këtë”, tha ai.

Në pyetjen çfarë mesazhi dërgon Prishtina me vendosjen e reciprocitetit për të dërguarin special Lajçak, që sot takohet me Vuçiq, Milivojeviç tha se për te problem është se Lajçak fol hapur se bisedimet duhet të përfundojnë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shtrohet çështja, çfarë është ndërmjetësimi i tyre dhe a mund të flasim për pozitën neutrale të BE-së dhe në emër të kujt ai paraqitet ashtu”, tha Milivojeviç.

(Kosova Sot Online)