Aksion i tensionuar në veri, Kurti paraqitet në Kuvend

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 11:00
Aksion i tensionuar në veri, Kurti paraqitet në Kuvend

Derisa në veri të Kosovës po zhvillohet një aksion sipas vendimit të lëshuar nga MPB-ja, obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Andaj dhe  forca të shumta të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në rrugët magjistrale për në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë.

Mirëpo krejt i qetë është paraqitur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës në seancën e parë të sesionit vjeshtor.

Në këtë seancë të zgjedhurit popullit përveç të zakonshmeve, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare do të shqyrtojnë Projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj dhe Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit.

Ndërsa pritet të formojnë edhe komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së.

(Kosova Sot Online)