Ky është paralajmërimi i policisë për automjetet me targa serbe që ndodhen brenda territorit të Kosovës

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 12:38
Ky është paralajmërimi i policisë për automjetet me targa serbe që ndodhen brenda territorit të Kosovës

Aplikimi i targave të përkohshme të regjistrimit për automjetet me targa serbe do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Sot, policia do të paralajmërojë shoferët që ngasin automjete me targa regjistrimi të qyteteve serbe dhe që kanë hyrë në Kosovë para vendosjes së masave reciproke, se janë të obliguar të nxjerrin targa të përkohshme, shkruan portali lokal nga veriu, Kosovo-Online.

Nga sot, brenda territorit të Kosovës janë të vlefshme vetëm targat me mbishkrimin ‘RKS’.

Tabelat ‘KM’, ‘PR’, ‘GL’, nuk janë të vlefshme dhe nuk mund të përdoren për automjetet brenda territorit të Kosovës, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)