Pas takimit me Vuçiq, Lajçak do të flasë edhe me Kurtin për situatën në veri

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 13:10
Pas takimit me Vuçiq, Lajçak do të flasë edhe me Kurtin për situatën në veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në Beograd për vizitën zyrtare të planifikuar dhe në takimin që do të ketë pasdite më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai do të adresojë edhe situatën e krijuar pas vendosjes së reciprocitetit nga Republika e Kosovës mbi targat serbe.

Për po të njëjtën temë, Lajçak do të thërrasë në telefon edhe udhëheqësit e Kosovës.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësi për Siguri dhe Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.

Stano tha se BE kërkon që menjëherë të ndalen tensionet në veri nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, derisa shtoi se dialogu, me lehtësues BE-në, është e vetmja platformë për t’u marrë vesh mbi çështjet e hapura.

(Kosova Sot Online)