Lexoni edhe:
Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha QRA-të
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë ajo “keqinformim të serbëve”.
“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, ka shkruar ajo në Twitter.
Nga nesër qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha QRA-tëLexoni edhe:
Më tej ajo i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë që të “ndalojë dezinformimin e serbëve në veri, por t’u tregojë atyre të vërtetën personalisht”.
“Ngjarjet e sotme janë pasojë e veprimeve tuaja që Prishtina tani po i përdor. Mjaft më me destabilizimin e komunitetin tonë me intriga dhe gënjeshtra”, ka shkruar tutje Rada Trajkoviq.
Reagim i Rada Trajkoviqit vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.
Dokumenti është nënshkruar sot, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.
Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.
Si rezultat i kësaj, sot në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.
(Kosova Sot Online)