Reciprociteti i targave, Blerim Latifi përmend një fakt shqetësues

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 19:51
Reciprociteti i targave, Blerim Latifi përmend një fakt shqetësues

Vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë është vendim i duhur thotë profesori universitar Blerim Latifi. Por çka është shqetësuese sipas tij në gjithë këtë situatë. Ai pyet se pse duhet angazhuar forcat speciale për të zbatuar një vendim administrativ?

“Më brengosës se pyetja e opozitës, është fakti se për të zbatuar në veri një vendim, në thelb administrativ, duhet angazhuar gjithë aparati i forcave speciale të policisë së Kosovës’, shkruan Latifi në Facebook.

Latifi ka komentuar edhe akuzat e opozitës në drejtim të Ekzekutivit pas këtij vendimi.

“…në Kosovë nuk ka politikan që nuk i mendon të përfitojë poena politikë nga ato pak gjëra të mira që bëhen nga institucionet’, thekson ai.

Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

Vendimi për reciprocitetin e targave është vendim i duhur. A është zbatuar ky vendim për efekte elektorale, siç po thotë opozita? Kjo pyetje ka rëndësi për opozitën, por nëse ky reciprocitet funksionon, atëherë kjo pyetje hiç nuk është relevante. Më brengosës se pyetja e opozitës, është fakti se për të zbatuar në veri një vendim, në thelb administrativ, duhet angazhuar gjithë aparati i forcave speciale të policisë së Kosovës. Ky fakt duhet të na shqetësojë të gjithëve, e jo çështja se kush humb e kush fiton vota nga zbatimi i këtij apo atij vendimi shtetëror. Edhe ashtu dihet se në Kosovë nuk ka politikan që nuk i mendon të përfitojë poena politikë nga ato pak gjëra të mira që bëhen nga institucionet.

(Kosova Sot Online)