Albin Kurti tregon pse e bëri falas arsimin publik në Kosovë

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 20:20
Albin Kurti tregon pse e bëri falas arsimin publik në Kosovë

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se vendimi për edukimin publik në Kosovë në të gjitha nivelet të jetë falas, është krejt si pasojë e progresit që po përjetojmë sot, pra falë dijes.

Në hapjen virtuale të kampit ndërkombëtar veror “Edu Camp“ 2021, kryeministri Kurti theksoi se beson në zhvillimin njerëzor dhe se zhvillimi teknologjik gjithmonë duhet të ecë në hapa sikurse ai njerëzor.

“Programet si ky kamp ndërkombëtar veror me mbi 100 nxënëse dhe nxënës nga Gjermania, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, na ndihmojnë të zhvillohemi jo vetëm si individë por ta kuptojmë edhe rolin tonë në shoqëri”, ka shkruar Kurti në Instagram..

Postimi i plotë:
Progresi që po përjetojmë sot është bërë i mundur vetëm falë dijes. E shkollat dhe universitetet janë vendi ku prodhohet dija. Prandaj edhe kemi marrë vendimin që edukimi publik në Kosovë në të gjitha nivelet të jetë falas.

Në hapjen virtuale të kampit ndërkombëtar veror “Edu Camp“ 2021, theksova se besoj në zhvillimin njerëzor dhe se zhvillimi teknologjik gjithmonë duhet të ecë në hapa sikurse ai njerëzor. Programet si ky kamp ndërkombëtar veror me mbi 100 nxënëse dhe nxënës nga Gjermania, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, na ndihmojnë të zhvillohemi jo vetëm si individë por ta kuptojmë edhe rolin tonë në shoqëri.

(Kosova Sot Online)