Lladrovci: Bënin propagandë, thoshin Ramizi e ka shantazhuar Kadri Veselin

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 21:59
 Lladrovci: Bënin propagandë, thoshin Ramizi e ka shantazhuar Kadri Veselin

Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në një emision. Aty ai tha se koalicion ka bërë vetëm me qytetarët.

“Në balotazh kur të gjithë më bënin presion që të hy në koalicion me njërin nga kandidatët tjerë unë hyra në koalicion veç me qytetarin dhe i mora 64 për qind të votave”, thotë Lladrovci.

“Shkova në balotazh sepse të gjithë ata që sot janë shkëputur nga PDK, bënin propagandë se Ramiz Lladrovcin e ka qit kandidat Kadri Veseli se e ka shantazhu diçka por se kandidati i vërtetë i Veselit është Isa Xhemajli i Nismës”, shtoi ai.

“Unë ua kisha mbyll kontratat 14 drejtorëve të shkollave dhe të gjithë shkuan te Nisma. Filluan njerëzit dhe më thoshin se i humbe zgjedhjet. Nga 450 vota që i humba më 2016 në Komoran pasi i largova këta e shkuan në Nisma unë i fitova 1250 vota”, shpjegoi ai.

(Kosova Sot Online)