Ramiz Lladrovci: Keqbërësit e PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 22:41
Ramiz Lladrovci: Keqbërësit e PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje

Kandidati i PDK’së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për problemet brenda partisë në këtë qytet. Ndërkohë ka pasur një mesazh për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ju (Vetëvendosje) e keni edhe më keq se PDK’ja në Drenas. Që ta dini si Vetëvendosje. Sepse krejt keqbërësit, një pjesë e madhe e keqbërësve të PDK’së kanë shkuar në Vetëvendosje dhe partitë tjera sepse s’kanë gjet më ne PDK”, tha Lladrovci.

“Unë e kam një kabinet të jashtëzakonshëm, e kam pasur një Asamble të jashtëzakonshme dhe të gjithë asamblistët e partive tjera që kanë ardhur te unë kanë ardhur vetëm se e kanë parë punën time. Kanë qenë më parë në PDK por s’i kanë lënë bërrylat dhe kanë ardhur dhe më kanë ndihmuar”, thotë Lladrovci.

(Kosova Sot Online)