Shtrihet në spital presidenti i Parlamentit Europian

  • G.G /
  • 21 shtator 2021 - 07:48
Shtrihet në spital presidenti i Parlamentit Europian

Ishte ndjerë paqejf në 15 shtator David Sassoli, gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku zëdhënësit kishin shpjeguar se arsyeja ishte temperatura e lartë, që i pamundësonte praninë në Sesionin Plenar të Parlamentit Europian në Strasburg.

Por sot vjen lajmi që presidenti i PE-së është shtruar në Spitalin Civil të Strasburgut për një pneumoni, që sipas mjekëve nuk ka lidhje me pandeminë COVID-19.  Sipas zyrës së tij, Sassoli ka bërë disa teste për COVID-19, por që kanë qenë të gjithë negativë, ndërkohë që politikani europian kishte kryer të dy dozat e vaksinave Pfizer.  

Në profilet sociale të 65-vjeçarit kanë mbërritur ndërkohë qindra mesazhe mbështetje. Nga të parët, presidenti i Këshillit Europian, Jean Michel.

(Kosova Sot Online)