Gazetat zvicerane: Albin Kurti ne Veri të Kosovës veproi konform reciprocitetit të Brukselit

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 08:39
Gazetat zvicerane: Albin Kurti ne Veri të Kosovës veproi konform reciprocitetit të Brukselit

Për shkak të rregullës së targës. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë (“Wegen Auto-Kennzeichen-Regel Spannungen zëischen Kosovo und Serbien“)  me ketë titull mediat botërore ashtu edhe zvicerane sot dhe dje janë marrë me Kosovën, respektivisht qëndrimet e fundit të qeverise së Albin Kurtit karshi Serbisë, raporton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Qeveria e Vuçiqit nuk i njeh targat e veturave nga Kosova. Por nga sot, as Qeveria e Albin Kurtit nuk i një ato të Serbisë

Tensionet janë krijuar mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me një rregullore të re mbi pranueshmërinë e targave. Serbët e Kosovës nga rajoni kufitar bllokuan hyrjen në pikat kufitare kosovar-serbe Jarinje dhe Binjak të hënën, siç raportuan mediat në Prishtinë dhe Beograd. Ata protestuan kundër dekretit të ri të qeverisë kosovare, sipas të cilit targat serbe nuk vlejnë më në Kosovë, ka shkruar gazeta prestigjioze e Zvicrës Blick duke ju referuar agjencisë shtetërore te informimit ATS /SDA.

Sipas mediave zvicerane, Policia kufitare në Kosovë ka zbatuar rregullisht rregulloren që nga mëngjesi i së hënës. Shoferët në automjetet me targa serbe duhet t’i çmontojnë ato në pikat kufitare dhe t’i bashkojnë targat e përkohshme kosovare që ata i marrin nga zyrtarët kufitarë.

Kryeministri kosovar Albin Kurti prezantoi qasjen e qeverisë së tij të hënën si një masë të bazuar në reciprocitet. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përsëri thirri një takim të kabinetit të tij të sigurisë për të martën.

Në fakt, Serbia nuk i njeh targat e futura nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Udhëtarët me automjete me këto targa duhet t’i ndërrojnë ato me targa të përkohshme serbe në pikat kufitare kur hyjnë në Serbi. (SDA)

(Kosova Sot Online)