Reciprociteti për targat e Serbisë, Vuçiq mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 09:11
Reciprociteti për targat e Serbisë, Vuçiq mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot do të kryesojë seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën, siç pritej, tema kryesore do të jenë ngjarjet e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së tij për media, seanca është caktuar për në orën 10 të mëngjesit në Pallatin e Serbisë, pas së cilës njëri nga anëtarët e Këshillit do t’iu drejtohet mediave, shkruan Kosovo Online.

Ky takim është thirrur pasi që të hënën Kosova vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa nga Serbia.

(Kosova Sot Online)