Edhe kjo ndodh në Drenas: Vishen si mjekët anti-COVID dhe vjedhin në pompë

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 09:50
Edhe kjo ndodh në Drenas: Vishen si mjekët anti-COVID dhe vjedhin në pompë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Drenas.

Policia e Kosovës njofton se dy persona me maska anti-Covid kanë kryer grabitje në një pompë të derivateve.

Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thekson raporti.

(Kosova Sot Online)