Arrestohet i mituri, e kanosi nënën se do t’ia vë zjarrin shtëpisë

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 10:18
Arrestohet i mituri, e kanosi nënën se do t’ia vë zjarrin shtëpisë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një të mitur pasi që i njëjti e kishte kanosur nënën e tij se do t’ia vë zjarrin shtëpisë.

Sipas policisë përveç kanosjes, i dyshuari kishte shkaktuar dhunë në familje dhe kishte thyer gjësende në shtëpi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Mitrovicë Veri, 15.09.2021 – 17:05. Viktima femër kosovare  me datën 20.09.2021 ka raportuar se djali i saj i mitur i dyshuari mashkull kosovar,  kishte shkaktuar dhunë në familje dhe thyer gjësende në shtëpi. I dyshuari përveç dhunës kishte kanosur viktimën se do të ia vu zjarrin shtëpisë saj. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)