IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për korrupsion

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 10:23
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për korrupsion

Departamenti i Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), më 20 shtator 2021, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor.

Një njoftim i tillë është bërë i ditur përmes ëeb-faqes së IPK-së, ku thuhet se zyrtari policor ka gradën e nënkolonelit policer.

Në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast ku i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)