U prezantua si zyrtar policor, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në mbajtje

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 10:44
U prezantua si zyrtar policor, arrestohet i dyshuari dhe dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtërpce  pasi i njëjti u prezantua rrejshëm si zyrtar policor.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje.

“Shtërpce, 19.09.2021 – 21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nuk është ndaluar kur njësiti policor i ka dhënë  shenjë për tu ndalur  dhe ka ikur.  Kur i dyshuari është ndaluar nga njësiti policorë i njëjti është prezantuar rrejshëm si zyrtar policor. I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)