Ia mori 5 mijë euro dhe dokumentet personale, arrestohet prishtinasi
Policia në Prishtinë ka arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar një tjetër. Po ashtu, dyshohet se ai i ka bërë presion viktimës duke ia kërkuar 5 mijë euro.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së hënës.
I dyshuari i kishte bërë presion viktimës duke ia kërkuar 5 mijë euro dhe duke e detyruar atë që në shtëpinë e tij të ia sjell dokumentet personale të viktimës, gjë të cilën viktima e kishte bërë nga frika.
Në raportin e policisë është bërë e ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë, 20.09.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje që kishte pas me viktimën mashkull kosovar, duke i bërë presion në vazhdimësi ia kishte kërkuar 5000 euro dhe detyruar atë që në shtëpinë e tij të ja sjell dokumentet personale të viktimës, veprim të cilin viktima e kishte bërë nga frika. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.
(Kosova Sot Online)