Salih Mustafa në gjykim: Kohët e fundit më është shkaktuar stres

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 10:56
Salih Mustafa në gjykim: Kohët e fundit më është shkaktuar stres

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa është paraqitur sot në Gjykatën Speciale ku po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij.

Mustafa tha para trupit gjykues se po ka shumë shtres pas 12 muajve të kaluar në paraburgim.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time. Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”, ka thënë Mustafa.

Transmetimi i seancës gjyqësore u ndërpre për shkak të elementeve që mund të mos jenë për publikun.

(Kosova Sot Online)