Aksident trafiku mes kamionit dhe autobusit në Shkabaj të Prishtinës

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 11:01
Aksident trafiku mes kamionit dhe autobusit në Shkabaj të Prishtinës

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni në Shkabaj të Prishtinës.

Nga ky aksident janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Express.

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident.

Policia e Kosovës vazhdimisht u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik për respektimin e rregullave dhe kujdes të shtuar.

(Kosova Sot Online)