1500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti Covid

  • G.G /
  • 21 shtator 2021 - 11:42
1500 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti Covid

Qytetarët po vazhdojnë që të gjobiten për shkak që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Që nga hyrja në fuqi e masave policia për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.

Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1500 gjoba për personat të cilët nuk i përfillën masat që qeveria dhe institucionet shëndetësore i vendosën për mbrojtje nga infektimi me coronavirus. 

(Kosova Sot Online)