Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 12:21
Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë 4 reparte

Për shkak të uljes së rasteve pozitive me Coronavirus, Spitali i Gjilanit i ka rikthyer në punë katër reparte.

Normalitetit i janë kthyer reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

“Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të  rikthej në punë disa reparte.

Normalitetit i janë kthyer  Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

Paraprakisht është bërë  pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të  këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse”, thuhet në njoftim. 

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/3000173130299473

(Kosova Sot Online)