Sërish zjarr në Greqi, evakuohen banorët e qytetit turistik

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 12:40
Sërish zjarr në Greqi, evakuohen banorët e qytetit turistik

Greqia ka evakuuar banorë që jetojnë në periferi të një qyteti turistik bregdetar pranë Athinës, pasi një zjarr i madh ra në orët e vona të së hënës.

Mediat e huaja raportojnë se disa shtëpi në periferi të Nea Makri – rreth 38 kilometra në verilindje të kryeqytetit – kishin pësuar dëme nga zjarri, por nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri që ra në pyll ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Mbi 110 zjarrfikës kanë luftuar gjatë gjithë natës për të shuar flakët, të ndihmuar dhe nga vullnetarë.

Të gjitha njësitë e zjarrfikësve në zonën më të madhe të Athinës janë vënë në gatishmëri, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

Në gusht, Greqia qendrore dhe jugore pësuan dëme të mëdha nga zjarret, të cilat shkrumbuan pyjet dhe shkatërruan qindra shtëpi në ishullin Evia dhe në periferi të Athinës.

(Kosova Sot Online)