37 gra të infektuara me Coronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë

  • G.G /
  • 21 September 2021 - 15:24
37 gra të infektuara me Coronavirus lindën fëmijë gjatë valës së fundit të pandemisë

Gjatë valës së fundit të pandemisë, në Klinikën e Gjinekologjisë, 37 nëna të infektuara me koronavirus, kanë lindur 38 fëmijë.

Siç njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrën normale dhe 21 me operacion.

“Gjatë kësaj kohe, Gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdesën një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë”, thuhet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/3000260876957365

(Kosova Sot Online)