Bie nga kulmi i ndërtesës dhe përfundon mbi kokën e këmbësorit, vdesin dytë

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 17:13
 Bie nga kulmi i ndërtesës dhe përfundon mbi kokën e këmbësorit, vdesin dytë

Dy vdekje të pazakonta kanë ndodhur të hënën mbrëma në New York, kur një burrë kërceu nga kulmi i një ndërtese të lartë dhe përfundoi mbi kokën e një kalimtari të rastit.

Skena shokuese ka ndodhur në kullat Cromewell Towers, kur 25-vjeçari ra nga ndërtesa dhe përfundoi mbi 61-vjeçarin, ka bërë të ditur policia e New Yorkut.

Që të dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin e pazakontë.

Madje janë marrë në pyetje shumë kalimtarë rasti dhe familjarë të dy viktimave.

(Kosova Sot Online)