Sallahu takohet me Trendafiloven, diskutojnë për të paraburgosurit në Hagë

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 19:00
 Sallahu takohet me Trendafiloven, diskutojnë për të paraburgosurit në Hagë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) Ekaterina Trendafilova ka pritur sot në një vizitë zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës.

Ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DHSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim.

Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

“Delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit. Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)