IHK: Nesër dita dhe nata do zgjasin nga 12 orë

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 19:04
IHK: Nesër dita dhe nata do zgjasin nga 12 orë

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor, që do të thotë se dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)