Lexoni edhe:
Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetor
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai për “Kosovo-Online” ka thënë se serbët janë të përkushtuar për të mbrojtur pozicionet e tyre.
Por, siç thotë ai, serbët duan zgjidhje paqësore dhe liri të lëvizjes.
Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetorLexoni edhe:
“Mesazhi ynë është si çdo qytetar që është në këtë vend, ne duam paqe, nuk duam dhunë, nuk duam asnjë provokim. Njerëzit janë të përkushtuar në synimin e tyre për të mbrojtur pozicionet e tyre në këtë fushë”, tha ai.
“Ne duam liri të lëvizjes, e cila është e garantuar për çdo person në Evropë, sepse u mohohet serbëve në Kosovë”, tha ai.
Madje sipas tij, serbët atje po bëjnë protestë paqësore dhe se ata janë këmbëngulës në qëllimin e tyre.
“Ne duam të heqim dekretin e miratuar”, tha ai, duke iu referuar vendimit për reciprocitet nga qeveria e Kosovës për targat.
“Nuk ka logjikë të miratohet një rregullore që hyn në fuqi menjëherë, pa asnjë njoftim, pa debat publik ose opinion publik nëse ajo rregullore është e pranueshme për qytetarët në terren apo jo. Ky është një unanimitet i pastër, dhunim i ligjit dhe drejtësisë dhe mohim i lirisë së lëvizjes ekskluzivisht për një popull,” tha Radojeviç.
(Kosova Sot Online)