Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetor

Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetor
Hajdutët e kapjes së shtetit e meritojnë edhe një ndëshkim të turpshëm më 17 tetor

Skender Kapiti

  • 21 September 2021 - 19:10

Shkruan: ANALISTI - Skënder Kapiti

Zgjedhjet lokale e 17 Tetorit 2021 janë një tjetër referendum popullor si ai i zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021, ku dhe pasi pritet një ndëshkim tjetër i madh kundër politikës së vjetër e cila duhet çmontuar edhe në rang lokal, pasi korrupsioni, krimi dhe hajnia në Kosovë kanë pasur lidhje dhe funksionalitete kapilare: pushtet qendror-pushtet lokal - drejtësi.

Shqiptarët në Kosovë domosdo do ta ndëshkojnë pushtetin e keq dhe të korruptuar edhe atë ,pra nga pushteti lokal , pasi dëbimi nga pushteti dhe qeverisja qendrore e politikës së vjetër të hajdutërisë dhe korrupsionit është fitore gjysmake pa e pastruar dhe ndëshkuar e dëbuar politikën e vjetër edhe nga pushteti lokal. Ata të cilët sot drejtojnë pushtetin lokal në Kosovë, si p.sh . komunën e Prishtinës ata nuk kanë më asnjë alternativë sepse u janë konsumuar ato, premtimet e rrejshme si dhe të gjitha gënjeshtrat.

-Fakti që qeverisja qendrore e Kurtit , LVV-GUXO, tashmë kanë lënë mbresa dhe besim te qytetarët se gjërat po ndryshojnë për ditë e më shumë për nga më e mira dhe përmirësimi, kjo patjetër që do të reflektohet edhe te vota e besimi qytetar që edhe pushtetin lokal qytetarët kosovarë do t’ia besojnë qeverisjes së LVV dhe GUXO, si një alternativë mirëqeverisjeje, e pastër, e përgjegjshme dhe e pa korruptuar e cila do t’i gjendet pranë dhe do t’i shërbejë nga afër interesit qytetar, interes i cili më së afërmi është i lidhur me pushtetin lokal dhe atë komunal. LVV dhe GUXO do t’i fitojnë edhe këto zgjedhje në mënyrë që t’i priten tentakulat dhe të gjitha burimet e përfitimet abuzive e korruptive të mundshme për politikën e vjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".