Rënie e temperaturave , parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 07:22
Rënie e temperaturave , parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu.

“Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë). Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/6232967603411713

(Kosova Sot Online)