Vdes në vendin e punës një person në Lipjan, policia nis hetimet

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 09:26
Vdes në vendin e punës një person në Lipjan, policia nis hetimet

Ka vdekur një person në Lipjan, si pasojë e lëndimeve që ka marrë derisa ishte duke punuar, raporton Express

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, në Lipjan.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Lipjan,21.09.2021 – 08:51. Viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar , është lënduar dhe  si pasoj e lëndimeve, viktima ka  ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)