Ishte duke u shëtitur me një grua, vdes burri në Prevallë

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 09:27
Ishte duke u shëtitur me një grua, vdes burri në Prevallë

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur derisa ishte duke u shëtitur në Prevallë.

Bashkë me viktimën ishte edhe një grua, që sipas saj viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është alivanosur.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës dhe në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete.

“Prevallë, 21.09.2021 -15:03. Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke shëtitur në pyll, bashkë me dëshmitaren femër kosovare, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe sipas dëshmitares është alivanosur. Në momentin e arritjes së njësisë policore në vendin e ngjarjes viktima nuk ka dhënë shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)