Borell në New York takon liderët e Ballkanit Perëndimor, flasin për situatën në rajon

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 10:40
Borell në New York takon liderët e Ballkanit Perëndimor, flasin për situatën në rajon

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në New York ku po mbahet edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme ka organizuar darkë për përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit.

Në takim është diskutuar për situatën në rajon dhe samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet muajin e ardhshëm.

“Ky ishte takimi i dytë i tillë i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë, pas darkës joformale në Bruksel në maj. Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një shkëmbim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, gjithashtu në dritën e Samitit të ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor muajin e ardhshëm. Ai siguroi një mundësi për të diskutuar pritjet për anëtarësimin në BE. Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar procesin përpara”, thuhet në komunikatën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së.

(Kosova Sot Online)