E mitura gjen një kuletë me para në Gjilan, ia jep babait të saj për ta dorëzuar në polici

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 10:56
E mitura gjen një kuletë me para në Gjilan, ia jep babait të saj për ta dorëzuar në polici

Dje në stacionin policor në Gjilan, qytetari A. N. me banim në Gjilani ka dorëzuar një shumë të parave të gjetura, pronë e qytetarit N. S. i cili këtë shumë të parave e kishte humbur të premten.

Paratë i kishte gjetur vajza e A.N., (e mitur) dhe pas verifikimit në prani të policisë, i janë kthyer pronarit që i kishte humbur.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan ka falënderuar vajzën e mitur dhe babain e saj për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)