Sulmohet me plumba ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas, plagoset vozitësi

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 12:19
Sulmohet me plumba ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas, plagoset vozitësi

Sulmues të panjohur hapën zjarr në drejtim të veturës me të cilën po udhëtonte Serhiy Shefir, ndihmës i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, duke e lënë të lënduar vozitësin.

Policia tha se mbi dhjetë plumba e kanë goditur veturën e ndihmësit gjatë sulmit që ndodhi rreth orës 10 të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Lisnykiy, në periferi të Kievit.

Në deklaratën e policisë nuk u tregua për gjendjen e vozitësit të plagosur, shkruan Free Europe.

Për fat të mirë, në veturë nuk kishte persona të tjerë pos vozitësit dhe ndihmësit.

Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

(Kosova Sot Online)