'Xhandarmëria gati': Beogradi provokon rëndë, MUP-i serb publikon video të ushtrisë e tankeve (Video)

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 12:48
'Xhandarmëria gati': Beogradi provokon rëndë, MUP-i serb publikon video të ushtrisë e tankeve (Video)

Shteti serb po vazhdon të nxisë dhe provokojë situatën pas zhvillimeve në veri të Kosovës ku aktualisht gjendet Policia e Kosovës.

Ministria e Brendshme Serbe në kanalin e saj zyrtar ka shpërndarë  një video të xhandarmërisë serbe, ku shihen ushtarë dhe automjete ushtarake, përfshirë edhe auto-blinda.

Në video madje shihet edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin.

“ Xhandarmëria është gati që të kryejë detyrat e caktuara nga Serbia dhe presidenti Vuçiq”, thuhet në videon e publikuar.

Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme,  mediat në Serbi raportuan se vetura ushtarake serbe i janë afruar kufirit me Kosovën pas tensioneve në veri.

https://www.youtube.com/watch?v=sbIGGM5vgik&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)