Kryeministri Kurti: Jam i gatshëm ta heq këtë masë, nëse zotohet edhe Serbia

  • G.G /
  • 22 shtator 2021 - 13:06
Kryeministri Kurti: Jam i gatshëm ta heq këtë masë, nëse zotohet edhe Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm që ta heqë masën e reciprocitet për targat në rast se edhe Serbia zotohet se do ta bëjë një gjë të tillë kundrejt Kosovës. Kështu deklaroi ai në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Kurti më tutje tha se është i lumtur që kjo masë ka filluar që të zbatohet në Kosovë nga 20 shtatori i këtij viti.

“Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet  e Serbisë që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. Vendimi poashtu është duke u zbatuar edhe për s ai përket eliminimet të të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta. Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar”, ka thënë kryeministri Kurti. Jam i lumtur poashtu që shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve tanë, serbë lokal të të gjitha komunave të Kosovës për t’u pajisur me targa të përkohshme, teksa Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve po punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje edhe kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin kamionët me të cilët po i bllokojnë rrugët drejt pikës kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.

“Jam i njoftuar që pengesat që shpijnë tek rrugët kufitare janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. U bëjë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale që të tërheqin automjetet nga rruga dhe ftojë poashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionalë sepse kësisoj ata e kanë bllokuar edhe rrugën e tyre”, deklaroi ai.

Vënia e ligjshmërisë sipas Kurtit është interes i të gjithëve dhe se ky vendim nuk ka qenë kundër qytetarëve serbë, por një vendim drejt barazisë.

“Vënia e ligjshmërisë në vend është interes it ë gjithëve prandaj unë jam i bindur që me kalimin e kohës këtë po e kuptojnë të gjithë. Nuk është As vendim e as nuk janë këto masa kundër dikujt, ose për ta diskriminuara dikë por përkundrazi janë për të gjithë për trajtim të barabartë. E kam thënë se vendimi për targat të përkohshme nuk u drejtohet qytetareve serbë të Kosovës dhe se ata e kanë të drejtën e plotë të pajisen me targa të përhershme të Kosovës”, tha ai.

Kurti u deklarua edhe për takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e BE-së në Kosovë. Ai deklaroi se është i gatshëm që të tërhiqet nga zbatimi i kësaj mase në rast se edhe Serbia e bënë një gjë të tillë.

“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur dje me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)