Kush e merr dozën e tretë në Kosovë dhe kur do të merret ajo, krejt çka duhet të dini për vaksinën anti-COVID

  • G.G /
  • 22 September 2021 - 14:20
Kush e merr dozën e tretë në Kosovë dhe kur do të merret ajo, krejt çka duhet të dini për vaksinën anti-COVID

COVID-19 vazhdon të thyej akujtë në botë, ani pse tani ‘krahët e fortë’ të këtij virusi po sulmohen nga anti vaksina.Si nga fillimi i pandemisë COVID-19, ekspertët, shkenctarët, organizatat e ndryshme nuk hezituan të hulumtojnë e zbulojnë ide për t’i vendosur barrikada këtij virusi.

Tani pothuajse gjysma e popullatës në botë kanë filluar të imunziohen me nga dy doza të kësaj vaksine.

Ishte kompania Pfizer e para e cila jepi ide të ofrojë edhe dozën e tretë të vaksinës.Krejt kjo me idenë që doza e tretë ofron mbrojtje shtesë kundër COVID-19. Që nga 16 gushti 2021 doza e tretë rekomandohet vetëm për personat me probleme të caktuara të rënda shëndetësore ose që marrin trajtime që u dobësojnë sistemin imunitar. Kjo bëhet pasi ata nuk kanë reagim me forcën e duhur ndaj vaksinës në mënyrën si reagojnë të tjerët me vetëm dy doza, ndaj u duhet një injeksion i mëtejshëm.

Në disa vende të botës doza e tretë është rekomanduar, ndërsa në Kosovë ende nuk ka diçka të tillë.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë dhe ata kanë dhënë një përgjigje eksluzive.

Sipas MSh-së, doza e tretë e vaksinimit është biseduar me ECDC dhe OBSH, organizata këto të cilat Kosova ndjek praktikat e tyre dhe sipas tyre vendimi për këtë dozë pritet të merret së shpejti.

​“Doza e tretë është rekomanduar në disa vende si dozë përforcuese për kategoritë e ndjeshme që kanë imunitet të komprometuar.Kosova ndjek praktikat që i rekomandon ECDC dhe OBSH dhe sigurisht që është biseduar dhe me kohë do merret vendimi edhe për të”, kanë thënë nga MSh.

Këshilltari kryesor i Presidentit Biden për çështjet e shëndetësisë, Dr. Anthony Fauci, tha doza përforcuese e vaksinës Pfizer nuk ka marrë miratim të gjerë, shumë amerikanë janë të kualifikuar ta marrin atë.

“Doza përforcuese u miratua për njerëzit e moshës 65 vjeç e sipër, dhe për një numër të konsiderueshëm të njerëzve të moshës 18-64 vjeç, të cilët janë në kategorinë e rrezikuar për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore. Dozën përforcuese mund ta marrin edhe personat e moshës 18-64 vjeç që punojnë në institucione, ose mjedise me rrezik të lartë ekspozimi dhe infeksioni”, tha Dr. Fauci.

Kujtojmë që ecuria e vaksinimit në Kosovë është duke shkuar mirë, deri tani janë vaksinuar gjithsej 1.193.786 persona.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSH.

(Kosova Sot Online)