Grabitet barnatorja, pronari vdes nga stresi/ FOTO

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 07:51
Grabitet barnatorja, pronari vdes nga stresi/ FOTO

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë në Shkup.

Një person ka hyrë me thikë në një barnatore duke kërcënuar punëtoren me thikë.

Sipas raportimit atje pas dhjetë minutash më vonë në barnatore ka ardhur pronari A.S.(40), të cilit, sipas të denoncimit, i është përkeqësuar. Për kohë të shkurtër në barnatore ka ardhur Ndihma e Shpejtë dhe me veturën e tyre është dërguar në kompleksin “Nënë Tereza” – Klinika e Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Rasti ka ndodhur në lagjen Çair në rrugën “John Kennedy”

(Kosova Sot Online)