Statistika të frikshme të rasteve me kancer në Kosovë, kjo është gjinia që preket më shumë

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 09:48
Statistika të frikshme të rasteve me kancer në Kosovë, kjo është gjinia që preket më shumë

Në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga janari deri në pjesën e parë e shtatorit 2021, janë ofruar rreth 200 mijë shërbime mjekësore onkologjike për pacientët e prekur me kancer, pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19.

ShSKUK njofton se brenda kësaj kohe janë diagnostikuar 1 mijë e 100 raste të reja me kancer.

Sipas të dhënave, më shumë se 300 femra janë diagnostikuar me kancer të gjirit, 150 meshkuj me kancer të mushkërive, pasuar nga kanceri kolorektal te meshkujt dhe kanceri i vezoreve dhe organeve gjenitale te femrat, si patologjitë më të shprehura.

Janë administruar mbi 30 mijë doza ta kimioterapisë dhe mbi 15 mijë seanca të rrezatimit janë realizuar deri më sot.

Në njoftim thuhet se Klinika e Onkologjisë ka punuar gjatë gjithë kohës së Pandemisë COVID-19, me intensitet të plotë, gjë që ka mundësuar që pacientët me kancer të kenë një trajtim meritor dhe në cikle të rregullta, në mënyrë që sëmundja të jetë sa më shumë në kontroll.

“Meqenëse gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pacient onkologjik, që kanë qenë në trajtim specifik onkologjik e që janë infektuar me virus, gati të gjithë e kanë kaluar infeksionin si një grip të  zakonshëm ose me probleme të vogla”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)