Një burrë dhe një grua nga Suhareka dehen dhe rrahen mes vete

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 10:01
Një burrë dhe një grua nga Suhareka dehen dhe rrahen mes vete

Janë arrestuar një burrë dhe një grua të mërkuren rreth orës 00:30 në Suharekë, pasi që nën ndikimin e alkoolit janë rrahur mes vete.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se është sulmuar fizikisht edhe një person i tretë i gjinisë mashkullore.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.”, thuhet në raport.

Të dyshuarit, pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)