Tre të armatosur hyjnë të maskuar për të vjedhur në një shtëpi në Podujevë

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 10:19
Tre të armatosur hyjnë të maskuar për të vjedhur në një shtëpi në Podujevë

Katër persona kanë raportuar në polici se tre të panjohur të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e tyre dhe kanë kërkuar një shumë parash.

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Tre të dyshuarit kanë kërkuar para nga viktimat, ndërkaq kur këta të fundit kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

“Podujevë, 22.09.2021 – 04:19. Është raportuar se katër viktimat dy meshkuj dhe dy ferma kosovarë,  kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj të panjohur të maskuar dhe armatosur, kanë hyrë brenda në  shtëpinë e tyre dhe u kanë kërkuar një shumë parash, pasi viktimat kanë pohuar se nuk kanë para, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)