Fillon vazhdimi i procesit gjyqësor ndaj Salih Mustafës

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 12:42
Fillon vazhdimi i procesit gjyqësor ndaj Salih Mustafës

Ka filluar vazhdimi i procesit gjyqësor ndaj ish-pjestarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Dëgjimi i dëshmitarit të mbrojtur ka nisur më 20 shtator por kjo do të vazhdojë edhe sot.

I pranishëm në sallë është edhe i akuzuari Salih Mustafa

Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020.

Seanca në pesë minutat e parë sapo filloi, u ndërpre pasi lajmëruan se ka probleme me transkriptën

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Në aktakuzën e konfirmuar ndaj Salih Mustafës, thuhet se ai  akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

(Kosova Sot Online)