4 pikat kryesore që duhet t’i dini ndaj dëshmisë kundër Salih Mustafës

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 14:33
4 pikat kryesore që duhet t’i dini ndaj dëshmisë kundër Salih Mustafës

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka filluar gjykimi ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si Cali. Dëshmitari i parë kundër z.Mustafa, e ka përmbyllur sot dëshminë e tij në Hagë, pas katër ditësh.

1.Salih Mustafa – Cali, akuzohet se ka qenë organizator dhe bashkëpjesëmarrës ndaj -sic pretendon Gjykata – keqtrajtimeve të civilëve shqiptarë në fshatin Zllashë.

2.Dëshmia e dëshmitarit të parë, ka qenë se si pasojë e keqtrajtimit nga ana e UÇK-së në Zllashë, ai ka ‚pësuar lëndime në kokë, në krahor, në dhëmbë dhe i është thyer një gisht‘.

3.Dëshmitari i parë kundër Salih Mustafës, thotë se nuk e ka njohur të akuzuarin (z.Mustafa) e as nuk e ka parë nëse ai ka qenë prezent gjatë rrahjes në Zllashë, por se e di ‚që është ai, sepse s’ka pasur kush tjetër të ishte‘. (shih transkriptin e plotë)

4. Në seancën e djeshme, pala mbrojtëse ka insistuar mbi 14 herë që dëshmitari të përgjigjej në pyetjen se ‚nga e dinte ai që z.Mustafa ishte ai që e ka keqtrajtuar‘. Dëshmitari nuk ka mundur të përgjigjet në këtë pyetje. (shih transkriptin e plotë) 

Seanca ndaj Mustafës vazhdon sot (e enjte, 23 shtator, me Dëshmitarin e dytë‘.

(Kosova Sot Online)